Kurti: Kur luan Xhaka dhe Shaqiri, Vedati dhe Asllani – aty zakonisht janë edhe fitoret

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se sporti ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisë.

Kurti potencoi se edhe atëherë kur luan Xhaka dhe Shaqiri, Vedati dhe Kosovare Asllani  – në fillimisht jemi në ethe të ndeshjes, e pastaj festojmë, sepse ku janë sportistët tanë, aty zakonisht janë edhe fitoret, njofton Klankosvoa.tv.

“Sportistët dhe sportistet tona, të gjithë ju, shumë prej të cilëve po i shoh edhe sonte këtu, jeni model për të rejat e të rinjtë, e frymëzim për të gjithë neve. Qofshin kampionë të mëdhenj si ju, apo thjesht pjesëmarrës entuziastë në sport, sportistët janë ata që vazhdojnë të dëshmojnë rëndësinë e përkushtimit, disiplinës e të pasionit. Ju jeni ata që na kujtoni se si: maturia, qëndresa dhe besimi, mbeten instrumentet më të mira për të shkëlqyer – jo vetëm në sport, por në secilën përpjekje”, ka thënë Kurti.

“Sporti ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisë. Në çdo paraqitje të reprezentacioneve dhe klubeve të Kosovës, dhe jo vetëm – por edhe atëherë kur luan Xhaka dhe Shaqiri, Vedati dhe Kosovare Asllani  – në fillimisht jemi në ethe të ndeshjes, e pastaj festojmë, sepse ku janë sportistët tanë, aty zakonisht janë edhe fitoret”.

Kurti tregoi se me mbi 300 aktivitete sportive të zhvilluara në Kosovë, e me pjesëmarrje në mbi 200 aktivitete ndërkombëtare, sportistët tonë përveç lojës në terrene sportive, kanë luajtur goxha edhe me zemrat tona.

You may also like