Kurti kujton kohën kur luante tenis (VIDEO)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Albin Kurti pranoi sot se ka luajtur tenis dikur në fushat e improvizuara në lagjen Aktash të Prishtinës dhe se i ka përcjellë yjet e mëhershëm botërorë të këtij sporti, derisa i përmendi me emër Boris Beckerin, Ivan Lendlin, Andre Agassin e Pete Samprasin.

Madje, në përmbylljen e organizimit për fëmijë “Tennis Festival 2022” bëri me dije se ende i ka të freskëta edhe kujtimet për llojet e pajisjeve të këtij sporti.

“Unë e kujtoj kohën time kur Arben Islami dhe të tjerët në lagjen Aktash improvizonim një fushë teksa përpiqeshim të kalojmë prej atyre reketave ‘Smasher’, ‘Fisher’ e tek ato ‘Spalding’”, tha Kurti.

You may also like