Kurti: Kroacia është model i shkëlqyer për integrim evropian, synim është tërheqja e investimeve

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, tha se vizita e tij konfirmon marrëdhëniet e mira mes dy popujve, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se e vlerësojmë lart mbështetjen që merr Kosova nga Kroacia në rrugën e saj drejt shtet-ndërtimit.

Ai ka shtuar se gjatë takimit kanë biseduar për raportet miqësore dhe mënyrat sesi mund t’i intensifikojnë ato. Më tej, Kurti tha se Kosova synon anëtarësim në NATO dhe BE, dhe se Kroacia është shembulli dhe model i shkëlqyer që duhet ndjekim.

“Dy shtete tona e kuptojnë njëra tjetrën sepse kemi të kaluar të përbashkët. U jemi mirënjohës për bashkëpunimin. Sot diskutuam për raportet miqësore, zbatimin e 12 marrëveshjeve për arsimin, kulturën, ekonominë. Mundësinë për synimin bilateral. Një nga synimet tona është për tërhequr investitor që të krijojmë ekonomi të qëndrueshme. Ne jemi të përkushtuar t’i bashkohemi NATO dhe BE. Kemi mirëpritur numrin e Forcave të Armatosura Kroate. Ne vlerësojmë mbështetjen që merr Kosova nga Kroacia. Ne mbështesim edhe integrimin rajonal. Përderisa Kosova prin me vaksinim ne nuk e harrojmë mbështetjen e shtetit kroat për vaksina. Qeveria do të vazhdojë të ruajë miqësinë me shtetin e Kroacisë”.

You may also like