Kurti: Kemi raporte jonormale për vizitë në Beograd

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i vendit, nuk ka treguar nëse marrëveshja e 27 shkurtit do të shkojë në kuvend për tu ratifikuar.

Ai tha se duhet bërë debat e vendimmarrje edhe në kuvend.

“Edhe një herë po e ritheksoj, unë besoj se duhet të jemi të kënaqur sepse edhe më 27 shkurt edhe sonte kemi bërë atë që është më e mira e mundshme në këto rrethana për Kosovën, për raportet me Serbinë”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai u pyet nëse është i gatshëm për një vizitë në Beograd, teksa tha se raportet janë ende jo normale.

“Do të shkojë në Prishtinë sepse i kam 15 ministri e na presin shumë punë. Duhet ta kuptoni që marrëdhëniet janë ende të pa normalizuara që ne do të mund ta bënim një udhëtim normal atje”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

 

 

You may also like