Kurti: Kemi përmirësuar imazhin e Kosovës të para dy viteve, uroj kjo të reflektojë me liberalizim

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti shprehet me shpresë që muajin e ardhshëm të marrim dritë të gjelbër për liberalizim të vizave.

Ai thotë se imazhi i Kosovës është përmirësuar, kështu duke ia atribuar meritat qeverisë së tij.

‘’Besoj që imazhi i Kosovës në masë të konsiderueshme është rregulluar. Dhe kjo duhet të rregullohet në qëndrimet e BE-së karshi neve. Ne kemi plotësuar kriteret dhe në muajin e ardhshëm bëhen 4 vjet prej se është rekomanduar për herë të dytë liberalizimi. Është theksuar problem në imazhin e Kosovës. Kemi punuar shumë dhe organizatat prestigjioze kanë dëshmuar se imazhi i Kosovës nuk është i para dy viteve. Shpresoj kjo të reflektojë. Por nuk mund të flasë me datë se kur bëhet liberalizimi sepse nuk është çështja e jona. Ne po i bëjmë aq sa mundemi detyrat dhe shpresojmë në të mirën. Por nuk mund të flasim në emrin e tyre.’’, tha Kurti.

You may also like