Kurti: Kemi dakordim për një marrëveshje – pala serbe refuzoi, doli edhe nga ndërtesa

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në takimin trilateral me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, të ndërmjetësuar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, nuk është nënshkruar marrëveshja për të pagjeturit, ndonëse ajo është dakorduar mes palëve.

Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka thënë se pala serbe nuk ka pranuar të nënshkruajë marrëveshjen për personat e zhdukur me dhunë.

Sipas tij, kjo marrëveshje mund të nënshkruhej të enjten që shkoi, por që pala tjetër nuk pati interesim dhe doli nga ndërtesa.

“Te tema e personave të zhdukur me dhunë, nuk ka pasur dakordësi nga pala tjetër që të nënshkruhet dokumenti i dakorduar. Pra, për marrëveshjen për të pagjeturit ekziston teksti i dakorduar, por nuk është nënshkruar”, tha Kurti.

“Është pala tjetër ajo që nuk ka pranuar. Sa për neve, të enjten ishte nënshkruar kjo marrëveshje”, tha shefi i qeverisë.

Kurti po ashtu ka prezantuar gjashtë propozimet e shpalosura nga delegacioni kosovar në Bruksel.

You may also like