Kurti: Jemi në fazën e rritjes me Omricon, s’guxojmë t’i lirojmë masat

by admin
Spread the love

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vendi është në fazën e rritjes së rasteve me Omicron dhe për këtë arsye nuk guxojnë ti lirojnë masat pasi që gjendja se sistemit shëndetësorë sipas tij është e brisht.

Në seancën ku po diskutohet për pandeminë
Covid-19, shefi i Qeverisë, i ka mohuar zërat se bota po i liron masat.

“Nuk është e vërtetë që krejt bota po i
liron masat. Sidomos në disa vende që janë në valën e rritjes së rasteve të
variantit Omicron autoritetet shëndetësore po i shtrëngojnë masat. Polonia për shembull
ka vendosur të gjithë nxënësit nga klasa e 5-të e sipër në mësime online. Edhe
Kosova është në fazën e rritjes nuk guxojmë tash ne thjesht ta bëjmë shpejt e
shpejtë një lirim të masave deri sa ta kalojë pikun e rasteve sidomos duke marrë
parasysh gjendjen e brisht të sistemit tonë shëndetësorë”, ka thënë Kurti.

“OKB nuk e ka rekomanduar kërkesën e certifikatës
së vaksinimit në kufij jo për shkak që nuk është pas efikase në aspektin
epidemiologjik po për një arsye tjetër të vetme. Sepse ka vende të botës
kryesisht në Azi dhe Afrikë që ende nuk kanë mjaft vaksina në dispozicion. Dhe
prandaj kërkimi i certifikatave në kufi konsiderohet diskriminues”, ka thënë ai.

You may also like