Kurti i tregon Erdoganit për takimin me Vuçiqin, falënderohet për ndihmën pas tërmetit në Turqi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilit i shprehu edhe një herë ngushëllime për viktimat e tërmetit.

Kurti e Erdogan folën edhe për takimin e fundit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës e Serbisë, ku bëhet e ditur se Erdogan e ka përshëndetur rezultatin e arritur por edhe ka shprehur gatishmëri për mbështetje.

“Kryeministri Kurti tha që Kosova është vend jo i madh por me zemër të madhe, që ka dëshmuar bujari ndaj të gjithëve në ditët e tyre të vështira. Së fundi edhe ndaj ukrainasve e afganëve. Kosova është dhe gjithmonë do të vazhdojë të qëndrojë pranë shteteve mike në ditët e tyre të vështira, posaçërisht Turqisë”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

Erdogan e ka falënderuar Kurtin në lidhje me vendimin për mbështetje dhe ndihma për pjesëtarët e FSK-së, që bënë kërkim-shpëtim në rrënoja si dhe për shapllëjn e ditës së zisë në Kosovë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

 

 

You may also like