Kurti i përgjigjet Vuçiqit, e quan vetëm datë të mbrapshtë Masakrën e Reçakut, përmend edhe Ivanoviqin

by admin
Spread the love

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media tha se Qeveria e Kosovës e kundërshton organizmin e referendumit të Serbisë, të paralajmëruar për 16 janar të vitit të ardhshëm.

“Serbia synon ta mbajë një referendum në Kosovë me datën 16 janar për çështje të saj të brendshme, mirëpo Qeveria e Republikës së Kosovës nuk është dakord me një synim të tillë, jo vetëm për shkak se kjo është në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën tonë, por edhe për shkak se konsiderojmë që praktikat e mëhershme që i kanë aplikuar qeveritë e mëparshme kanë qenë, po ashtu, në shkelje të ligjit dhe kushtetutës sonë”, ka thënë Kurti.

Më pas, ai u mor edhe me anën simbolike të çështjes, duke përmendur Masakrën e Reçakut, vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

“Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, e keni parasysh që kjo është mes 15 janarit dhe 17 janarit. Më 15 janar është përvjetori i Masakrës së Reçakut që mohohet nga zyrtarët serbë. Ndërkaq, 17 janari është dyzet vjetori i vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla dhe njëkohësisht është katër vjetori i vrasjes së politikanit nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq. Pra, datë më të mbrapshtë nuk do të mund të kishte”, ka thënë tutje Kurti.

Serbia synon që më 16 janar të organizojë referendum për çështje të brendshme, por duke e zgjeruar atë edhe në komunat e Kosovës të banuara më shumicë serbe.

You may also like