Kurti i lumtur që gjuha rome është njohur si gjuhë zyrtare në Komunën e Prizrenit

by admin
Spread the love

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Minibibliotekës për komunitetin rom, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Komunitetit Rom.

Bëhet e ditur se Minibiblioteka, e cila gjendet në ndërtesën e Qeverisë, mban 20 tituj me gjithsejtë 90 libra dhe do të përdoren për t’i lexuar nxënësit, studentët, fëmijët e mësimdhënësit, por edhe aktivistë e qytetarë të tjerë.

Kurti u shpreh se është i lumtur që gjuha rome është njohur si gjuhë zyrtare në Komunën e Prizrenit, njëjtë sikurse që e ka edhe statusin në Komunën e Graçanicës.

“Pra, dy nga vetëm tri komunat në botë, që e kanë këtë pasuri. Prej tri komunave në botë, dy janë në Republikën e Kosovës”, tha ai.

I pari i qeverisë theksoi se Qeveria e Kosovës ka ofruar ndihmë prej 200 mijë eurosh për qendrat arsimore në Kosovë, për fëmijët romë, ashkali dhe egjiptian gjatë vitit. Më tej, kryeministri tha se ndihmë i është dhënë edhe studentëve rom që janë në universitete publike dhe që studiojnë për t’u bërë mësues pas diplomimit.

You may also like