Kurti i la anash rritjes së pagës minimale personat me aftësi të kufizuara – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se Qeveria Kurti se i ka lënë jashtë Projektligjit për rritjen e pagës minimale, personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe ata të verbër.

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Krasniqi ka thënë se integrimi i këtyre personave duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar.

“Qeveria Kurti në projektligjin për rritjen e pagës minimale nuk parasheh lidhjen e saj me pensionin për personat paraplegjikë, tetraplegjikë dhe të verbër, duke larguar nga kompensimi edhe përcjellësit e këtyre personave me arsyetimin se u është përmirësuar gjendja. Integrimi i personave me aftësi të kufizuar duke u ofruar mundësi punësimi, mbështetje financiare dhe infrastrukturore – duhet të jetë objektiv shtetëror prioritar! Ata kanë nevojë për përkrahje meritore dhe për zbatim të kornizës ligjore që garanton të drejtat e tyre. Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të gjejmë zgjidhje transformuese për zhvillim gjithëpërfshirës!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

You may also like