Kurti, “flakë për flakë” ndaj Beogradit – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Kurti i është përgjigjur “flakë për flakë” Beogradit, faktit që apo po nxit tensione në veri, duke i kujtuar se Kosova sot ka forcën t’i përgjigjet çdo agresioni.

Referuar kërkesës së Serbisë për kthim trupash në Kosovë, Kurti e nis mesazhin e tij duke thënë se “ka disa ditë që Serbia kërcënon Kosovën me agresion. Presidenti dhe kryeministrja e Serbisë bëjnë thirrje për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Një mijë ushtarë thonë, duke u thirrur në Rezolutën 1244 (1999) të KS të OKB-së”.

“Ata duan një kthim të dyfishtë. E para, kthim në kohën e Milosheviçit dhe të luftës. Së dyti, që çështja e Kosovës të kthehet në OKB dhe sa më larg BE-së.

Si reagim ndaj propozimit të BE-së të mbështetur nga Franca e Gjermania (dhe ShBA-të), duan kthim te KS i OKB-së ku ndodhet vetoja e Rusisë (dhe Kinës).

Kosova është shtet evropian, demokratik dhe pro-amerikan. Me këtë udhëheqje që ka, Serbia është autokratike, pro-aziatike dhe luftënxitëse. Ne nuk duam konflikt, ne duam paqe dhe progres, por agresionit do t’i përgjigjemi me gjithë fuqinë që kemi”, theksoi i pari i qeverisjes së Kosovës në mesazhin e tij.

Për Kurtin, është e qartë tashmë se ç’kërkon Serbia.

“Tash që as targat e automjeteve dhe as datën e zgjedhjeve nuk mund t’i përdorin si pretekst, strukturat ilegale të Serbisë të shndërruara në banda kriminale u zbuluan në etjen e tyre për zjarr e gjak”.

Kurti i kërkon bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë ashpër ndaj Serbisë për këtë që po ndodh.

“Çdo mosdënim i vendosur nga ana e BE-së dhe ShBA-ve i kësaj dhune të orkestruar do të inkurajojë Beogradin zyrtar për më shumë nxitje për destabilizim të Kosovës”.

Për Kurtin, nuk do ketë asnjë tërheqje nga veriu, aty ku serbët duan të sfidojnë shtetin e Kosovës.

“Ministri i brendshëm Sveçla është në kontakt me Komandantin e KFOR-it Ristuçia. Barrikadat e kriminelëve me maska në veri duhet të hiqen menjëherë. Kosova është vend i qytetarëve të lirë e punëtorë, pa dallim etnie e feje, gjinie e moshe. Kriminelët dhe rusofilët do të dështojnë. Republika e Kosovës do të fitojë”, përfundon mesazhin e tij kryeministri. /tesheshi.com/

You may also like