Kurti: Është i domosdoshëm zbatimi i agjendës së gjelbër

by admin
Spread the love

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ka organizuar ceremoninë e nënshkrimit të “Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast kryeministri
i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se do ta mbështesin agjendën e gjelbër si në
nivel qendror ashtu dhe atë lokal.

 “U takuam bashkë me 22 prill në shënim të ditës
ndërkombëtare të tokës kur organizuam lansimin e kartës për komunën e gjelbër e
të qëndrueshme”.

“Atë mjedis ne edhe ashtu
nuk e hasim shpesh në qytetet tona, por këtë e dini ju secili. Ka shumë më pak
zogj e insekte e bletë që mbështeten kulturat bujqësore”.

Kurti tha se është i
domosdoshëm zbatimi i agjendës së gjelbër. “Me bashkëpunim të qeverisjes
qendrore dhe lokale, qytetarëve, mediave e ndërmarrjeve e me mbështetjen e
partnerëve tanë Qeveria do të mbështes projekte që bëjnë të qëndrueshme komunat
në aspektin mjedisor”, tha ai.

“Me nënshkrimet e sotme komunat tona do të kenë mbështetje në politikat për klimën, energjinë, zhvillimin lokal, rritjen e kapaciteteve të transportit publik, transformimin digjital…”.

Kurti i’u drejtua kryetarëve të komunave që t’i përfillin
zotimet sa i përket zbatimit të marrëveshjes së gjelbër.

“Të nderuar kryetar të komunave Është përgjegjësia e
jona që të mbrojnë burimet natyrore, që të bëheni kujdestar të së ardhmes së qëndrueshme.
Planeti tokë nuk ka kontinente të tjera, por shoqëri të re për të ndërtuar”.

“Këtë bashkëpunim po e formatizojmë sot me nënshkrimin e marrëveshjes së gjelbër dhe do ta bëjmë realitet duke i jetësuar zotimet”, tha ai.

Kurse, përfaqësuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se ndihet e lumtur që ishte sot pjesëmarrjes me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka thënë se edhe lokale duhet ta zbatojnë këtë marrëveshje dhe ka porositur gjenerata e reja që të jenë të durueshme dhe t’i shohin etapat e ndryshimeve.

“Jam jashtëzakonisht e kënaqur që jam në mesin tuaj në
këto momente që Kosova ka vendosur që nivelit lokal t’i jepet rëndësi për
dekabonizim dhe agjendën e gjelbër”.

“Duke qenë këshilltare për një kohë të gjatë, ka qenë
ëndrra ime që të bëhem politikane në nivel lokal.. ku së bashku mund t’i
ndryshonim këto. Jam jashtëzakonisht e kënaqur që jam pjesë e këtij momenti”.

“Kushtet dhe mjedisi në komuna dhe në qytete është
vendimtare dhe i rëndësishëm, ëktojanë këshillat edhe për kryetarët e komunave.
Ju përgëzoj që jeni pjesë e këtij procesi që të shihnin etapat e ndryshimit të
qyteteve.  Që ta shihni veten si e
ardhmja e Kosovës”.

 “E di që kishit
dashur të keni më shumë mjete financiare. Është një fillim i mirë do ta quaja
një arritje drejt zhvillimit të gjelbër në Kosovë”.

“Shpresoj që do të takohemi me disa nga ju në qytetet e Juaja”, tha ajo.

Ajo tha se gjeneratat e reja po e humbasin durimin për
të parë gjërat duke ndryshuar. “Po flisja sot nëpër javën e qëndrueshme në Kosovë
për menaxhim ku shumë gjëra janë të qarta, por jeni pjesë e përmasimit dhe ju
përgëzoj, faleminderit që më ftua. Ju premtoj që herën e ardhshme do t’ju
vizitoj në qytetet tuaja”, tha ajo.

You may also like