Kurti e shkeli Kushtetutën kur e bëri ministër Rashiqin, Gjykata Kushtetuese do ta vërtetojë – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për emërimin e Nenad Rashiqit në pozitën e ministrit për Kthim dhe Komunitete është shkelje e Kushtetutës së Kosovës.

Kështu ka thënë Hasani për Kosovo Online, duke thënë se është shkelur Neni 96 dhe pika pesë e Kushtetutës së Kosovës ku thuhet në mënyrë eksplicite se çfarëdo ri-emërimi i një ministrit që nuk është nga komuniteti shumicë kërkon konsultim me forcat politike që përfaqësojnë atë minoritet.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese do ta hedh poshtë një vendim të tillë për emërimin e Rashiqit si ministër.

“Unë nuk dua të besoj që Gjykata Kushtetuese do të mbështes një vendim të tillë”, ka thënë Hasani.

You may also like