Kurti dëshiron luftë – Shqip

by admin
Spread the love

“Kosova po fuqizon ushtrinë”

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç akuzon Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se dëshiron ta tërheqë Serbinë në konflikt të hapur dhe luftë me NATO-n.

Në një intervistë për mediat vendase, Vuçiç bëri përgjegjëse Prishtinën për krizën në veri të Kosovës.

“Ai dëshiron të ndodhë gjithçka që unë dua të shmang. Ne nuk e kemi arritur pikun e përshkallëzimit të krizës në Kosovë, siç mendojnë disa, mirëpo Kurti dëshiron luftë. Ai lutet për diçka të tillë”.

Vuçiç tha se Kosova është duke ndërtuar një ushtri me ndihmën e Turqise, gjë që nuk i lejohet me rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai përsëriti se edhe ushtria serbe po modernizohet.

“Turqit u kanë dhënë atyre armë shumë të fuqishme anti-tank, mortaja, obusë. Ne duhet të kemi arme te mjaftueshme qe të reagojmë nëse populli ynë kërcënohet. Brenda 5 muajve do të marrim edhe 1000 dronë kamikazë nga Lindja e Mesme dhe Kina”.

Vuçiç tha se makina e gjetur me armë në Zveçan është një inskenim nga policia kosovare, ndërsa akuzoi Kurtin se nuk përmbushi angazhimin për asociacionin e komunave serbe.

Tv Klan

You may also like