Kuriozitete për spermën, shumëçka keni dëgjuar janë thjesht mite – Shqip

by admin
Spread the love
  1. Sperma noton si atletët olimpikë: Përralla e zakonshme thotë se miliona – diku 20 deri në 300 milionë, për të qenë të saktë – të spermës heroike notojnë në konkurrencë me njëri-tjetrin për të mbërritur te veza. Jo.

Së pari, spermatozoidët me të vërtetë nuk notojnë drejt – për pjesën më të madhe. Shpesh aftësia e lëvizjes së spermës, e njohur si lëvizshmëri, klasifikohet në një nga tre grupet: lëvizshmëri progresive, lëvizshmëri jo progresive dhe e palëvizshme.

Më tepër se një rrugë e drejtë, rruga e spermës është një “rrugë me pengesa ushtarake sfiduese” dhe duhet ndihma e organeve riprodhuese femërore për t’u siguruar që të mbërrijë në vijën e finishit. Në fakt, shumica e punës së lëvizjes bëhet nga muskujt e mitrës që e drejtojnë spermën drejt vezës.

  1. Sperma më e trashë është më pjellore: Zakonisht kjo do të thotë se ka një përqendrim të lartë të spermatozoideve ose një numër të lartë të spermatozoideve me formë të parregullt.
  2. Spermatozoidet jetojnë vetëm për një kohë të shkurtër: Jo gjithmonë! Jetëgjatësia varet nga vendi ku spermatozoidi “zbarkon” pas derdhjes. Në një vend të ftohtë dhe të thatë, spermatozoidet shumë rrallë mund të zgjasin deri në 30 minuta.
  3. Spermatozoidët qëndrojnë pjellorë dhe të shëndetshëm për tërë jetën e një njeriu: Prodhimi i spermatozoideve zhvillohet për një kohë të pacaktuar, por cilësia dhe lëvizshmëria e spermatozoidëve bie me kalimin e moshës.
  4. Çdo spermatozoid është i shëndetshëm: Shumica e spermatozoideve nuk e arrijnë kurrë në vezë për një numër arsyesh. Për sa kohë që 40% janë të lëvizshëm, kemi të bëjmë me një njeri pjellor dhe nga ato 40% , jo të gjitha arrijnë në vezë.
  5. Para-sperma nuk mund të shkaktojë shtatzëni: E gabuar! Biologjikisht, para-sperma nuk duhet të përmbajë spermatozoide – por spermatozoidet e mbetura në uretër, tubi përmes të cilit nxirret urina dhe sperma, mund të përzihen. Pra, edhe nëse e largoni penisin gjatë ejakulimit, ka një shans, të vogël, që disa spermatozoide të shkaktojnë shtatzëni.
  6. Ananasi e bën spermën të ketë shije: Aroma dhe shija e spermës, si ajo e shumë lëngjeve trupore, ndikohen nga gjenetika, dieta dhe mënyra e jetesës. Ashtu si fryma e të gjithëve ka erë të ndryshme, sperma e secilit ka aromën unike.

You may also like