Kur vdekja të merr me këngë në gojë… – Shqip

by admin
Spread the love

Brazili është tronditur nga vdekja në skenë e këngëtarit 30-vjeçar të gospel-it Pedro Enrique mbrëmjen e së mërkurës.

30-vjeçari po performonte këngën e tij Vai Ser Tão Lindo në një event që u transmetua drejtpërdrejt dhe në internet, kur papritur u shemb në skenë.

Enrique u dërgua në një spital ku mjekët nuk ishin në gjendje të bënin asgjë për ta mbajtur atë në jetë.

Sipas kompanisë diskografike të këngëtarit 30-vjeçar, vdekja e tij është shkaktuar nga ataku kardiak.

Enrique ishte i martuar dhe baba i një vajze që lindi më 19 tetor.

Sipas informacioneve pak para paraqitjes së tij të fundit, siç u mësua, ai u kishte thënë miqve se ndihej i rraskapitur. /tesheshi.com/

You may also like