“Kur uria hyn nga dera, dashuria del nga dritarja”. Çdokush duhet ta lexojë këtë artikull…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në momentin që zgjedh të bëhesh pjesë e fatit, zgjedh realisht të bëhesh pjesë e përjetësisë. Sepse fati është i pafund, shkon thellë në të shkuarën dhe larg në të ardhmen. Nuk ndalet asnjëherë së na surprizuari.

Me kalimin e ditëve, mënyra se si agimi ndjek perëndimin dhe perëndimi ndjek agimin, kjo është përjetësia. Dhe kur ne i shohim këto perëndime dhe agime me ata që duam, me sytë e dashurisë dhe poezisë, si mundet të mos habitemi?

Çdo ditë ka agimin dhe perëndimin e vet. Është njësoj si jeta dhe vdekja. Përditë dikush lind, dikush tjetër ndërron jetë, por sa shumë kënaqësi na dhuron lindja e një jete të re? Sa shumë dhimbje na shkakton humbja e dikujt që duam? Unë mendoj se dashuria është kjo: kuptimi i përjetësisë. Të shohësh dikë në sy, sikur të ishte hera e parë, njësoj siç një pemë qershie lulëzon ditën e parë të pranverës.

Fjala e parë e fjalorit të dashurisë është “më tepër”. Kur e duam dikë me shpirt, ne kërkojmë më tepër dashuri. Përherë e më tepër. Ky është momenti kur dy persona zgjedhin të bëhen pjesë e një bote, të ndryshme nga ajo që janë mësuar. Ata zgjedhin të kalojnë nga bota personale e deri atij momenti, në një botë të përbashkët, ku gjithçka duhet të ndahet në çift. Kjo botë “e të dyve” nuk funksionon nëse dashuria, lumturia, apo dhimbja nuk ndahen mes të dyve.

Në momentin që zgjedh ta ndash jetën me dikë, duhet ta mendosh mirë dhe ecurinë e saj. Nuk është vetëm e nevojshme të mendosh të tashmen, sa i lumtur ndihesh për momentin. Duhet të ecësh ndonjëherë edhe me plane për të ardhmen, pasi një e ardhme e paplanifikuar mirë, mund të bëjë që marrëdhënia të shkatërrohet. “Kur uria hyn nga dera, dashuria del nga dritarja”. Jo më kot qarkullon një thënie e tillë në popull…

You may also like