Kur të tradhton burri – Shakira dërgohet me ambulancë në spital

by admin
Spread the love

Lajmi se marrëdhënia e Shakirës dhe Gerrad Pique ka hyrë në krizë vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

Sipas mediave spanjolle, shkak për këtë krizë mësohet të jetë tradhtia e futbollistit.

Artikulli i publikuar nga gazetari Emilio Pérez de Rozas në ‘El Periódico’ bëri menjëherë xhiron e rrjetit dhe u shpërnda në të gjitha mediat botërore, madje u bë e ditur se këngëtarja dhe futbollisti nuk e kalojnë më natën nën të njëjtën çati.

Së fundmi revista “Hello” ka publikuar detaje të reja rreth gjendjes së këngëtares kolumbiane në lidhje me këtë situatë.

Sipas revistës Shakira ka pësuar një krizë të fortë të shtunën e kaluar.

Këngëtarja është dashur të trajtohet nga shërbimet mjekësore dhe është transferuar me ambulancë në klinikën Teknon në Barcelonë.

Një dëshmitar i ngjarjes tha për revistën se kolumbianja përfundoi në spital si pasojë e një sulmi ankthi.

Sipas ‘Hello!’, mjekët e pyetën Shakirën nëse kishte nevojë për kujdes psikologjik dhe ajo kërkoi të shkonte në klinikën e lartpërmendur në Barcelonë.

Pike dhe Nidia del Carmen Ripoll, nëna e këngëtares, ndoqën ambulancën me automjetet e tyre deri sa arritën në vendngjarje.


You may also like