kur të “shan” dhe Shan Zefi – Shqip

by admin
Spread the love

Në një reaksion të paprecedent islamofob të shpërthyer në Kosovë për shkak të një fushate kundër një urdhëri administrativ që ndalon shaminë në shkolla, çmendurisht është përfshirë dhe klerik i krishterë.

I fundit, pas një “sulmi ndaj besimit të tjetrit” prej pastorësh të një komuniteti protestanto-ungjillor, vjen dhe ai nga Shan Zefi, një figurë e njohur e komunitetit katolik, i cili sulmon veshjen islame në emër të shqiptarisë, duke bërë kështu që të tradhëtojë dhe parimet bazë të besimit të tij.

Mjaft të thuhet se veshja femërore në komunitetin katolik, ajo e cila ka referencë të pastër fetare, sigurisht që nuk është veshje shqiptare. Kjo nuk i pengon ato “motra katolike” që të jenë shqiptare dhe ta duan atdheun e tyre. As Maria e tyre(Merjemja muslimane) e as Nënë Tereza(bërë ikonë te ata), nuk kanë veshje shqiptare. Por siç po vihet re, një urrejtje e fshehur po shpërthen dhe te ata që vetëm besimi duhej t’u diktonte të kundërtën. Nuk mund t’u kërkohet kjo ateistëve, por prijësve fetarë po, paçka besimit që përfaqësojnë, aq më tepër nëse ky besim ka burim abrahamik. /tesheshi.com/

 

You may also like