“Kur të jemi me Ferrari të dy kërkohet fitorja”, Longo: Harruat kur talleshin me ne!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Diego Longo, trajneri i Kukësit, në prag të ndeshjes kundër Partizanit ka folur për mediat dhe deklaratat e tij kanë qenë të forta:  “Kemi premtuar që do të japim 100%, por jo një fitore. Kush premton fitoren para një sezoni apo një sfide po gënjen. Nuk mund të tallësh me mbështetësit. Sidomos kur e nis me një skuadër që nuk është mes 5 të parave, e nisëm sezonin të 6-ët me 21 pikë larg Partizanit e Vllaznisë. Nuk mund ta premtonim diçka të tillë sepse ose je i çmendur, ose nuk je serioz. Premtova që në ditën e parë që po bëjmë dhe do të bëjmë më të mirën deri në pikën e fundit të energjisë për fanellën dhe Kukësin”.

“Ne po përgatitemi prej dy ditësh ndeshjen me Partizanin, por ju nuk e dini që dje nuk kishim fushë ku të stërviteshim. Mua m’u desh të luftoja që të kisha një fushë për 45 minuta, pasi në fushën ku stërviteshim, federata apo pronari, po organizonin një ndeshje U17 mes Partizanit dhe Dinamos. Nuk kishim fushë ku të stërviteshim dhe nuk kishim drita për t’u treguar lojtarëve se si luan Partizani. Këto janë gjërat. Ata përgatitin ndeshjen në kompleksin e tyre. Kanë video, askush nuk regjistron anën taktike të stërvitjeve, ky është realiteti”.

“Mund të marr përgjegjësi dhe jam i lumtur, jemi një skuadër e cila është në vendin e 3, kemi 50% shanse të fitojmë. Kjo është një gjë pozitive, shihni gjëra negative ku nuk ka. Jemi të tretët me Partizanin dhe luajmë ndaj tyre, luajmë kundër Dinamos, Skënderbeut e Tiranës në ndeshjet e fundit. Ne jemi të tretët pas 9 muajsh, pasi nisëm sezonin dhe njerëzit qeshnin me ne pas dy muajve të parë. Tani e kemi harruar që njerëzit talleshin me Kukësin, diskutohej mbijetesa.

Këta njerëz janë ato që thonë tani si është e mundur që të jeni të tretët. 90% e djemve këtu po bëjnë sezonin më të mirë të karrierës. Nuk e kuptoj si është e mundur që kjo lloj trysnie vjen nga ne, nga Kukësi, është e pabesueshme. Askush nga Kukësi nuk po ndihmon skuadrën në 100 metrat e fundit që të arrijnë një objektiv historik, në vend që të jenë me ta. Ndihmojeni, po bëjnë më të mirën. Mundet të jemi tifozë, por duhet të jemi edhe objektivë. Nuk mund të shkatërrojmë gjithçka”.

“Humbja 5-0 ndaj Partizanit? 35 minuta totalisht në kontrollin tonë, penalltia e Skukës që është medalje e artë në Lojërat Olimpike për zhytje, jashtë zonës. Simulim jashtë zonës dhe ishte 1-0 kur po kontrollonim absolutisht ndeshjen. Apo 2-0 me Ndrecën në tokë, që ato nuk ndaluan lojën dhe shënuan me Ndrecën e dëmtuar”.

“Ju lutem, vendosni trysninë mbi mua, edhe nesër, jam këtu për këtë punë, por jo mbi lojtarët. Lojtarët janë përgjegjësia ime, të gjitha rezultatet janë përgjegjësia ime, ata po bëjnë më të mirën. Edhe gjatë javës mos thoni duhet të fitojë, se nuk i ndihmoni ata. Mos thoni që duhet të fitojnë, por duan të fitojnë, kërkohet të fitojnë. Partizani duhet të fitojë, Tirana duhet të fitojë, lojtarët e mi nuk duhet të fitojnë këtë vit. Kur të jenë në të njëjtat kushte si skuadrat e tjera, atëherë duhet të fitojnë.

Kur të dy të drejtojmë Ferrari, atëherë duhet të fitojmë. Shijoni atë që po bëjnë. Ata janë të gatshëm të luajnë, duan të luajnë. Duhet vetëm të lagim fushën dhe të luftojnë 11 kundër 11 me Partizanin. Kjo është gjëja më e rëndësishme, edhe për ata. Ata po mësojnë çdo ditë dhe nuk u intereson për mbështetësit fals apo për kritikat budallaqe”, tha mes të tjerash Longo. / oversport.tv

You may also like