Kur nuk pritej aspak, Butrint Imeri mbështet Kiara Titon në BBVA – e ‘quan’ mbretëreshë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Këngëtari i njohur nga Mitrovicica, Butrint Imerii i cili prej vitesh përflitet për një lidhje dashurie me moderatoren nga Shqipëria, tani banore në BBVA, Kiara Tito, ka bërë një veprim të papritur ndaj saj.

Pas spektaklit të mbrëmshëm (e shtunë), Butrinti ka postuar një imazh të Kiarës në llogarinë e tij të Instagramit.

Butrinti shpërndau një imazh nga profili i saj dhe sipër vendosi një ’emoji’ kurore që ka kuptimin e një ‘mbretëreshe’.

Veprimi i autorit të “Cigaren” vjen pas një sërë dinamikash në shtëpinë e famshme që është përfshirë pikërisht Kiara.

Moderatorja që nga hyrja në shtëpinë e famshme ka qenë në fokus të banorit tjetër, këngëtarit Luiz Ejlli, i cili po tenton në çdo mënyrë që ta bëjë për vete.

Pa e përmendur emrin e tij, Kiara tha se këngëtari ‘ka qenë personi i duhur në kohë të gabuar’.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat mes tyre, nëse Butrinti e ka bërë për të marrë pak vëmendje nga ky edicion, apo mund të ketë ende diçka mes tij dhe prezantueses./Botapress.info/

You may also like