Kur nisi Cristiano Ronaldo festën e famshme “Siuu”?

by admin
Spread the love

Sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo e ka përsosur festën e famshme ‘Siuuuu’ që nga viti 2013, por mishërimi i parë erdhi në vitin 2008 gjatë një ndeshje të Manchester United.

Tani është kuptuar se 36-vjeçari për herë të parë bëri një version të festës tashmë ikonike në vitin 2008, në ndeshjen e Manchester United ndaj Newcastle United, aty ku orgjinon historia e ‘SIUUUU’.

Sipas lojtarit, pjesa bërtitëse e festës filloi te Reali, “Fillova të them ‘si’, është si ‘po’, kur isha në Real Madrid”, tha ai për faqen e internetit të United në 2019.

“Kur ne fitonim, të gjithë thoshin “siiii” dhe kështu fillova ta them. Nuk e di pse, ishte e natyrshme”.

Ndoshta momenti më i famshëm i ‘Siuuu’ ishte kur fitoi Topin e Artë në vitin 2014, teksa pranoi çmimin.

/Insporti.com

You may also like