Kur jam dashuruar unë, ishte koha e qerosave me X5

by admin
Spread the love

Zaimina Vasjari ishte një nga të ftuarat e radhës në emisionin e së dielës në Tv Klan, ‘Zemër Luana’, me Luana Vjollcën. Këngëtarja shqiptare, e cila njihet për natyrën e saj sportive u përfshi në një lojë së bashku me dy të ftuarat e tjera të programit, Semi Jaupajn dhe Kanitën.

Të tre këngëtaret folën me njëra-tjetrën për çështjet e zemrës, ku një prej pyetjeve që iu drejtua vajzave ishte rreth njohjeve më të çuditshme që ato kishin pasur. E në këtë moment, Zajmina bëri një deklaratë mjaft të fortë, duke treguar se kur ajo është dashuruar, ka qenë koha e qerosave me X5.

‘Kur jam dashuruar unë, ka qenë koha e qerosave me X5’ – u shpreh Zaimina Vasjari, duke shkaktuar edhe mjaft të qeshura në studio, ndërsa kjo deklaratë u shoqërua edhe me një batutë të Bes Kallakut, i cili i tha: ‘Por ti zgjodhe atë me X6’.

Kujtojmë që këngëtarja Zajmina Vasjari është e martuar me Klodin, i cili është një personazh jo i njohur për publikun. Ai është ‘qeros’ dhe kjo është arsyeja se pse Zajmina e ka bërë këtë deklaratë. Çifti janë prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali.

You may also like