“Kur i bëni pa të drejtë…”

by admin
Spread the love

Sabiani dhe Iliri janë ndër të nominuarit e kësaj jave në Big Brother Vip, duke qenë se po luajnë çift me njër-tjetrin. Por Sabiani nuk e ka pritur aspak mirë nominimin dhe ka reaguar ashpër ndaj banorëve të tjerë teksa ishin duke ngrënë.

Sabiani ka thënë se e di kush e ka nominuar dhe se ai nuk do ta kishte bërë kurrë diçka të tillë, por ai nuk e di se të nominuarit e kësaj jave nuk do të largohen nga shtëpia dhe më i votuari prej tyre do të shpëtojë së bashku me personin që është çift.

Pjesë nga biseda:

Sabiani: Shumë faleminderit që na nxorrët në nominim. Unë i di të gjithë se kush më ka nominuar mua dhe Ilirin.

Iliri: Ç’ke që e vret mendjen?

Sabiani: Do e vras mendjen, pse mos ta vras.

Iliri: Unë në nominim dua të jem çdo javë.

Iliri: S’e kanë me ty o Sabi.

Sabiani: S’ka lidhje, e dinë që jemi bashkë. Gjithsesi, ju bëftë mirë, ishalla jeni në finale të gjithë! Kur i bëni pa të drejtë, do shikoni vetë se si do dali.

Dj PM: Sabian, nuk të kemi nominuar ty vëlla.

Sabiani: S’ka lidhje, s’është justifikim ai. Unë s’do ta bëja një gjë të tillë.

Në një moment Sabiani i është drejtuar edhe Donaldit dhe i ka thënë se nga ai nuk e priste dhe se ka frikë se e ka nominuar edhe ai. Ndërkohë, Iliri ka ndërhyrë dhe ka thënë që s’kanë nominuar atë. Ai i ka kërkuar Sabianit që mos ta marrë personale,ndërsa ky e fundit ka thënë se do e marrë e madje është gati të marrë valixhet e të largohet.


You may also like