Kur gjithçka duket e vështirë, një femër e fortë bën këto gjëra… – Shqip

by admin
Spread the love

Femrat e forta janë të tilla, edhe në situatat e vështira. Ja cilat janë gjërat që një femër e fortë do të bënte, kur çdo gjë t’i dukej e vështirë për t’u kaluar:

  1. Përmbush detyrat e saj

Edhe pse në ditët e vështira, çdo femër do të donte të mos ngrihej nga shtrati i saj, një femër e fortë e di çfarë është etika e punës. Ajo nuk do të largohej asnjëherë nga përgjegjësitë e saj.

  1. Largohet nga njerëzit toksikë

Nuk ka rëndësi se sa kohë ka që i njeh, nëse ata bëhen burim stresi për të, një femër e fortë do të largohet prej tyre. Nuk ia toleron vetes, nëse qëndron pranë personave toksikë.

  1. Ajo e do veten e saj

Ka komplekse si gjithë të tjerët, por nuk i lejon ata të ndikojnë tek ajo. Edhe nëse ka momente kur ajo nuk ndihet e sigurtë në vete, nuk do të reshtë asnjëherë së e konsideruari veten një femër e bukur.

  1. I shpreh hapur emocionet e saj

Ajo e di se për të qarë, apo për të hapur zemrën dhe shpirtin e saj, ka nevojë për forcë. Edhe pse është e vështirë, ajo do të thotë përherë të vërtetën. Do të mbetet gjithnjë e vërtetë dhe reale.

  1. Mbështet femrat e tjera

Edhe pse nuk bën përjashtim, pra edhe ajo mund të ketë disi zili bukurinë, apo suksesin e femrave të tjera, sërish nuk e vë në dukje këtë gjë. Në vend që t’i trajtojë femrat e tjera si rivale, i trajton ato si motra. Ajo di t’i mbështesë femrat e tjera.

  1. Beson tek vetja

Nuk ndalon asnjëherë së besuari se do të ketë sukses në të ardhmen. Mund të dështojë, por një femër e fortë ngrihet sërish dhe ecën përpara në jetë. Nuk ndalet asnjëherë pa i arritur gjërat që synon, sepse është luftëtare.

  1. Di të thotë “Jo”

Ka aftësinë të bëjë shumë gjëra, por e kupton edhe se disa herë s’mund t’i bësh dot të gjitha gjërat. Një femër e fortë i njeh limitet e saj dhe di të thotë “Jo”, pa e mërzitur edhe personin përballë saj.

  1. Kujdeset për veten e saj

Ajo e di se personi i vetëm, tek i cili mund të mbështetet plotësisht, është vetja e saj. Kjo është arsyeja se pse përherë përpiqet t’ia dalë mbanë e vetme. Sillet gjithmonë sikur të ishte shoqja më e mirë e vetes së saj.

  1. Di kur të kërkojë ndihmë

Ajo i njeh aftësitë e saj dhe kur e sheh se e ka të vështirë t’ia dalë e vetme, nuk ngurron të kërkojë ndihmë. Një femër e fortë e di se paaftësia e saj për të bërë gjithçka nuk është një dobësi. Edhe personat më të fortë, kanë nevojë ndonjëherë për një ndihmë nga të tjerët.

  1. Mund t’i mbijetojë momenteve të vështira

Edhe për të ka momente të vështira, si për çdo person tjetër, por nga gjithë gjërat që i është dashur të përballet, ajo është mjaftueshëm e fortë për të besuar tek vetja dhe për t’u bërë akoma më e fortë nga çdo problem që kalon. / Shqip

You may also like