‘Kur do dhe polici në orar të punës të gjuajë për laraska’, Delinda Disha tregon episodin e pakëndshëm

by admin
Spread the love

Aktorja e njohur shqiptare, Delinda Disha është përballur me një situatë jo shumè të këndshme së fundmi. Përmes një postimi të bërë në rrjetet e saj sociale, ajo ka denoncuar një punonjës të policisë së shtetit, i cili pasi i ka vënë gjobë, ka tentuar ta ngacmojë.

Ndër të tjera, ajo i ka kërkuar vajzave të ruhen, ndërsa i ka bërë edhe thirrje Drejtorisë së Policisë të marrin masa për policët që shkelin etikën e punës dhe kalojnë kufinjtë e komunikimit, duke mos respektuar uniformën.

“Ruhuni o gra, vajza, nëna, motra se sot keni në qarkullim një polic që përveç gjobës ju bën dhe si kodosh…. Eh kur do dhe polici në orar të punës të gjuaj për laraska. Drejtoria të marrë masa për policët që shkelin etikën e punës dhe klaojnë kufinjtë e komunikimit, nuk respektojnë uniformën”, shkruan Delinda.

Më pas aktorja ka publikuar edhe disa mesazhe të ndjekësve të saj që janë gjendur në të njëjtën situatë me të. Kujtojmë që këtë vit, Delindën e shohim si moderatore në emisionin investigativ ‘Xhadat’.

You may also like