“Kur dalim jashtë do ta shohësh Ilirin e vërtetë”, Iliri i reagon ashpër Monikës

by admin
Spread the love

Sonte në Big Brother VIP është analizuar debati i javës në shtëpi.

Në debat janë përfshirë Iliri, Monika dhe Donaldi.

Iliri e kishte quajtur hipokrite Monikën dhe kjo i kishte reaguar ashpër.

Në të njëjtën kohë, Donaldi ka dalë në anën e Monikës dhe pastaj klipet janë komentuar në studio.

Monika ka përmendur se Iliri i ka thënë se “kur të dalim nga shtëpia do ta shohësh Ilirin e vërtetë”.

Për këtë, ky i fundit ka reaguar jo lehtë.

“Kjo nuk është e vërtetë, është utopi. Unë nuk kam thënë kurrë se do ta shohë Ilirin e vërtetë jashtë në shtëpi. Në fakt, ne do ta shohim Monikën e vërtetë jashtë shtëpisë, sepse unë mendoj se ajo ndryshe sillet në shtëpi, ndryshe do të sillet dhe sillet jashtë saj”, theksoi Iliri në diskutim e sipër.

Spektakli LIVE po vazhdon sonte.


You may also like