Kur asgjë nuk shkon mirë, shto një fjongo në flokë

by admin
Spread the love

Fjongot, janë ndër aksesorët më të veçantë dhe në dimër përdoren shumë, sidomos nga yjet e hollywood.
Vitin e kaluar Kate Middleton, risolli një trend flokësh të vjetër që është kapja e flokëve me fjongo të mëdha, por edhe këtë vit e kemi parë me të njëjtin stil.
Me modelet që pamë në shfaqjet e koleksioneve të modës vjeshtë/dimër, nuk kishte dyshim që fjongot do të ktheheshin sërish këtë sezon.
Ato janë emblema e stilit, detaji më romantik dhe qershia mbi tortë e veshjeve femërore ndaj shumë uje nuk kanë nguruar t’i vendosin për të plotësuar veshjen elegante në tapetin e kuq.
Për shumë vite me radhë kanë pasur rolin e aksesorit të vogël për t’u shfaqur vetëm në rastet speciale, por tani fjongot kthehen në protagonistet e modës duke marrë fitoren e tyre.
Disa foto për t’u frymëzuar këtë fundvit i gjeni më tej.

 

 

You may also like