Kupë që çon në garat evropiane, por pa plan!

by admin
Spread the love

Dje (e hëne) në ambientet e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll, në të cilin marrin pjesë 32 skuadra.

Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen këtë mesjavë, në orën 12.30, derisa skuadrat fituese kalojnë në rrethin e tretë të garave.

Derisa në shtetet tjera ku zhvillohet futbolli, çiftet e garave të tilla dihen javë më herët, në Kosovë duket se nuk po gjen zbatim një gjë e tillë.

Me shortin e hedhur të hënën, skuadrat kosovare kanë vetëm dy-tre ditë në dispozicion për ta analizuar kundërshtarin në një garë kaq të rëndësishme, e cila çon në garat evropiane.

Për njohësit e futbollit dhe futbollistët, kjo kohë nuk mjafton për t’u përgatitur mjaftueshëm.

Trajneri Sami Sermaxhaj, futbollisti Meti Useini dhe gazetari Shpatmal Krasniqi vlerësojnë se një gjë e tillë duhet të ndryshojë në të ardhmen nga shtëpia më e madhe e futbollit kosovar.

Sermaxhaj: Dy ditë është herët për t’u njoftuar me kundërshtarin

Trajneri i mirënjohur kosovar, Sami Sermaxhaj ka thënë se në një garë kaq të rëndësishme, dy ditë nuk mjaftojnë për t’u njohur me kundërshtarin.

“Në aspektin sportiv, të njoftohesh dy ditë më herët për kundërshtarin në një garë shumë të rëndësishme që mundëson edhe daljen në garat evropiane siç është Kupa e Kosovës është për t’u shqyrtuar mundësia e njoftimit me kohë për skuadrat e kësaj gare së paku një javë më herët”, ka thënë Sami Sermaxhaj për FrontOnline, duke shtuar:

“Nuk jam i sigurtë se çka thonë rregullat e UEFA-s, por mendoj se minimum një javë më parë duhet të njoftohet skuadra për kundërshtarin e radhvs për një garë të rëndësishme siç është kupa”.

“Nuk mjafton kjo kohë, por kemi marrë masat”

Edhe për futbollistin e Gjilanit, Muhamet Useini nuk është e përshtatshme kjo praktikë.

Ai thotë se kjo periudhë për përgatitje nuk mjafton.

May be an image of football and grass

“Normalisht se nuk mjafton pasi që akoma po rikuperohemi nga ndeshja e fundit, por besoj se si skuadër i kemi marrë masat shpejt që të përgatitemi për këtë ndeshje sa më mirë që mundemi”, deklaroi të martën për FrontOnline Meti Useni.

Krasniqi thotë se duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi kupës

Gazetari i njohur, Shpatmal Krasniqi është deklaruar poashtu në lidhje me këtë temë.

Ai thotë se klubet me këtë afat kohor nuk kanë kohën e mjaftueshme për përgatitje.

No description available.

“Sigurisht se është periudhë e shkurtër për përgatitjen e skuadrave dhe klubet konsideroj se nuk e kanë kohën e mjaftueshme për përgatitje dhe analizë të kundërshtarëve”, thotë Shpatmal Krasniqi, redaktor në “Zeri”.

“Kupa e Kosovës mundëson daljen në Evropë, andaj edhe këtij kompeticionet duhet t’i kushtohet më shumë rëndësi të madhe në çdo detaj”, shtoi ai.

Orari i ndeshjeve

E mërkurë, 1 dhjetor
Ramiz Sadiku – Vushtrria
Feronikeli – Fushë Kosova
[email protected] – Gjilani
Drenica – Vllaznia P
Besa – Prishtina
Malisheva – Istogu
Ulpiana – Vëllaznimi
Rahoveci – Ballkani
Trepça’89 – 2 Korriku
Llapi – Kika
Prizreni – Onix

E enjte, 2 dhjetor
Drita – Drenasi
Liria – Dukagjini
Arbëria – Vitia
KEK-u – Trepça
Flamurtari – Ferizaj (fusha në Bërnicë).

You may also like