Kupat e Europës: Tirana dhe Partizani live vetëm në Tibo dhe Oversport

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në pritje të fillimit të sezonit të ri të Serie A dhe kampionatit skocez, Oversport dhe Tibo sjellin për shikuesit ndeshjet e skuadrave shqiptare në Kupat e Europës.

Kjo javë do të jetë e mbushur me emocione në Oversport dhe Tibo, ku do të transmetohen ekskluzivisht ndeshjet e dy ekipeve legjendare të kryeqytetit, Tiranës dhe Partizanit, në arenën europiane.

Të mërkurën në orën 19:30 live nga Luksemburgu mund të ndiqni kampionët e Shqipërisë në debutimin në Champions League kundër Dudelange.

Një ditë më pas në orën 18:00, nga Gjeorgjia e largët do të transmetohet live dhe ekskluzivisht transferta e vështirë e Partizanit në Conference League kundër Saburtalo.

Emocionet e sfidave të 2 klubeve më të mëdhenj të vendit në Kupave të Europës vijnë ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

You may also like