Kupa si shtysë për titullin, Interi sfidon bunkerin Milan

by admin
Spread the love

Inter duhet të fitojë. Ndërsa Milan mund të gëzojë edhe me një barazim me gola. Kjo, sepse në Kupën e Italisë ka mbetur ende në fuqi rregulli i golit në fushën kundërshtare. Madje, si për ironi, ka qenë vetë Inter në muajin shkurt që e kërkoi në Ligën e futbollit ndryshimin e këtij rregulli, njësoj si e gjithë Europa këtë sezon, por këshilltarët me në krye Scaronin si përfaqësues të Milanit, nuk e aprovuan.

Barazimi pa gola në 1 mars ndaj Milanit, për shumë nga tifozët ka qenë Interi më i keq i Inzaghit. Mirëpo, ka pak të tjerë që e shohin edhe si diçka të pranueshme, duke qenë se ai ishte momenti më i mirë i Milanit. Mirëpo, tani situata ka ndryshuar mjaftueshëm.

Në vigjilje të gjysmëfinales së kthimit, Inzaghi ka rigjetur qetësinë, golat dhe fitoret në kampionat. Nga ana tjetër, përballë do të jetë skuadra e Piolit e cila ruan prej 7 ndeshjesh, që nga gjysmëfinalja e parë në 1 mars, portën të paprekur dhe mbetet e para në klasifikim. Por, ka humbur dukshëm avantazhin e krijuar, duke i dhënë shansin Interit të rimarrë kreun me sfidën ndaj Bolognas.

Nëse ndonjëherë Kupa mund të shihet si diçka tjetër nga Kampionati, këtë herë është e ndaluar të ndodhë kështu. Sepse mbi të gjitha, mbetet një përballje derbi, veçse bëhet fjalë për një finale që do të motivonte cilëndo triumfuese në sprintin final për titull.

Inzaghi i ka të gjithë në dispozicion, edhe Bastoni, Correa e De Vrij. Përpara, ulërin Lautaro, i cili me golin ndaj Spezias tregon se është mëse i motivuar për këtë derbi. Njësoj si edhe Sanchez, çka nuk përbën aspak habi që Inzaghi ti vendosë të dy titullarë për të tentuar të depërtojnë bunkerin Maignan. /oversport.tv

You may also like