Kupa/ Laçi e Bylis e kthejnë në ndeshje stërvitore, kalojnë edhe Teuta e Lushnja, Butrinti nuk paraqitet ndaj Dinamos

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Janë luajtur katër ndeshje të Kupës së Shqipërisë ku kemi mësuar edhe ekipet e para që do të luajnë në turin e dytë. Pas barazimit me kampionët e Tiranës, Laçi ka marrë një tjetër rezultat pozitiv, këtë herë me rezultatin e thellë 5-0 dhe shkon në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, një tjetër ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo.

Kurbinasit mposhtën Devollin në një sfidë të dominuar totalisht prej tyre. Ishte Prengaj që hapi fillimisht festivalin e golave, e më pas Babatunde e Geci. Këta dy të fundit ishin edhe ata që vulosën rezultatin final të takimit pasi realizuan secili nga një dygolësh.

Fitore ka arritur edhe Teuta përballë Luzit që tregon shpresë pas startit negativ të sezonit. Durrsakët mposhtën në “Niko Dovana” Luzin me rezultatin 2-0. Në këtë triumf realizuan Karabeci dhe Hebaj.

Edhe Bylis ka arritur të fitojë përballë Pogradecit me rezultatin e thellë 7-1. Në “Adush Muça” ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh falë golit të Blacerit. Megjithatë, Ferreira me një dygoësh përmbysi rezultatin. Më pas ishte Rodrigo që i çoi shifrat në 3-1, përpara se Ferreira të plotësonte tripletën e tij personale dhe pokerin për Bylis. Goli i pestë erdhi nga Charles, ndërsa Rodrigo realizoi një dopietë personale ku i çoi shifrat në 6-1. Rezultati final i takimit u vulos nga Hodo.

Ka kaluar në turin tjetër edhe Lushnja në një ndeshje dramatike ndaj Tërbunit që përfundoi me rezultatin 3-2. Këta të fundit ishin pranë një përmbysjeje të madhe ku po fitonin me rezultatin 3-0, por një gol në minutën e fundit nga Lushnja çoi çdo gjë në shtesa. Në shtesë sakaq lushnjarët realizuan edhe golin e dytë dhe të favorizuar nga fitorja 2-0 në ndeshjen e parë kualifikohen për fazën tjetër.

Duhet të luhej sot edhe sfida midis Dinamos dhe Butrintit. Megjithatë, sarandiotët nuk u paraqitën për të luajtur këtë takim dhe me shumë gjasa do ta humbasin në tavolinë 3-0 dhe Dinamo do të kalojë në fazën e dytë të Kupës. /oversport.tv

You may also like