Kupa e Shqipërisë: Teuta me moral te lartë, Laçi për hakmarrje

by admin
Spread the love

Shqipëria i ka lënë stafetën futbollit në vend, që rikthehet me Kupën e Shqipërisë. Sot prej orës 17:45 do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e këtij kompeticioni.

Teuta, që rikthehet të Durrës të luajë pas 9 muajsh, do të presë Laçin. “Djemtë e detit” janë të motivuar nga fitorja e fundit me kurbinasit në kampionat. Gjithsesi ata e dinë mirë se sot do të jetë një tjetër ndeshje.

Laçi do të jetë i etur për hakmarrje, ndërkohë që mbetet të shihet nëse Guindo do të jetë në fushë, pasi ishte grumbulluar me Malin për ndeshjet e play-off për “Katar 2022”.

Takimi tjetër gjysmëfinal i Kupës së Shqipërisë është ai mes Partizanit dhe Vllaznisë, që do të luhet nesër në orën 17:45 në “Elbasan Arena”. / oversport.tv

You may also like