Kupa e Shqipërisë: Mustedanagic likuidon Flamurtarin, paqe në Egnatia-Laçi

by admin
Spread the love

Vllaznia ka marrë një fitore të çmuar në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, pasi ka mposhtur në Vlorë 2-1 vendasit e Flamurtarit. Boshnjaku Mustedanagic ka qenë heroi i sfidës për shkodranët, pasi ka shënuar 2 golat e Vllaznisë, nga një për çdo pjesë.

Vendasit janë shfaqur më kërkues në fillim, por janë ndëshkuar pikërisht në momentin e tyre më të mirë nga Mustedanagic. Mesfushori ka shënuar edhe në pjesën e dytë, duke vulosur fitoren e Vllaznisë. Flamurtari mundohet të reagojë, por goli i Oliveiras vlen vetëm për statistika.

Ndeshja tjetër – Laçi nis shumë mirë takimin, pasi fiton një penallti, që kthehet në gol nga Julian Shehu. Por vendasit përgjigjen menjëherë dhe barazojnë pas 5 minutash me Demir Imerin. Skuadrat luajnë hapur dhe Egnatia pretendon për një penallti në fund të pjesës së parë, por gjyqtari Shahini mendon se nuk kemi të bëjmë me 11-metërsh.

Në pjesën e dytë Laçi është më kërkues dhe rrezikon me Lushkjan, por pa arritur që të shënojë golin e avantazhit. Mbyllet 1-1 në Rrogozhinë dhe skuadra që do të vazhdojë më tej aventurën në Kupën e Shqipërisë do të mësohet në ndeshjen e kthimit. / Oversport.tv

Kupa e Shqipërisë – Çerekfinale (Ndeshjet e vajtjes)

Flamurtari-Vllaznia 1-2

Oliveira 75’ / Mustedanagic 25’, 61’

Egnatia-Laçi 1-1

Imeri 22’ / Shehu 17’ (pen)

You may also like