Kupa e Shqipërisë me finale “të re”, ja cilat janë sfidat më të përsëritura

by admin
Spread the love

Kupa e Shqipërisë në edicionin e saj jubilar të 70-tin, do të kulmojë me një finale të re, si Vllaznia-Laçi. Në historinë e këtij kompeticioni janë 16 klube, të cilat kanë mundur të sigurojnë një biletë për të luajtur për trofeun e lakmuar, nga të cilat vetëm 12 kanë mundur të shkruajnë emrin në listën e fituesve.

Ndër to Tirana ka dalë 16 herë fituese në 26 finale të luajtura, e ndjekur nga Partizani 15, Dinamo 13, Vllaznia 7, Flamurtari dhe Teuta 4, Besa, Laçi, Kukesi dhe Elbasani 2, si dhe Apolonia dhe Skënderbeu nga 1.

Në 69 edicionet e mëparshme, janë 34 kombinimet e çifteve finaliste, nga të cilat më e përsëritura është ajo mes Dinamo-Partizani në 8 raste, nga të cilat 6 herë janë shpallur fitues blutë e kryeqytetit.

Ndërkohë janë tre çifte që e ndjekin këtë duel me nga 5 finale të luajtura, Tirana-Vllaznia, Dinamo-Tirana dhe Tirana-Teuta. Lista e mëposhtme na njeh me të gjitha kombinimet që kanë prodhuar finalet e Kupës së Shqipërisë, që mbyllet me finalen e panjohur deri më tani Vllaznia-Laçi.

Rivaliteti i tyre, prej më shumë se një dekade do të kulmojë për herë të parë me finalen e Kupës, në edicionin e saj të 70-të, sipas Shqip.

KOMBINIMI I FINALEVE: 
1. PARTIZANI-DINAMO 8 (2-6)
2. TIRANA – VLLAZNIA 5 (4-1)
3. DINAMO-TIRANA 5 (1-4)
4. TIRANA-TEUTA 5 (2-3)
5. PARTIZANI-FLAMURTARI 4 (4-0)
6. TIRANA-FLAMURTARI 4 (3-1)
7. PARTIZANI-VLLAZNIA 3 (3-0)
8. TIRANA-SKENDERBEU 3 (3-0)
9. VLLAZNIA-BESA 3 (2-1)
10.PARTIZANI-TIRANA 2 (2-0)
11.DINAMO FLAMURTARI 2 (2-0)
12.VLLAZNIA-SKENDERBEU 2 (2-0)
13.LACI-KUKESI 2 (1-1)
14.PARTIZANI-TEUTA 1 (1-0)
15.PARTIZANI-SKENDERBEU 1 (1-0)
16.PARTIZANI-BESA 1 (1-0)
17.TIRANA-BESA 1 (1-0)
18. PARTIZANI-TOMORI 1 (1-0)
19. DINAMO-BESA 1 (1-0)
20. ELBASANI-TEUTA 1 (1-0)
21.DINAMO-LUSHNJA 1 (1-0)
22. VLLAZNIA-DINAMO 1 (1-0)
23.PARTIZANI-ELBASANI 1 (1-0)
24.VLLAZNIA-FLAMURTARI 1 (1-0)
25. ELBASANI-BESA 1 (1-0)
26. PARTIZANI-ALBPETROL 1 (1-0)
27.APOLONIA-LUSHNJA 1 (1-0)
28.TEUTA-LUSHNJA 1 (1-0)
29. DINAMO-TEUTA 1 (1-0)
30.BESA-TEUTA 1 (1-0)
31.LACI-BYLIS 1 (1-0)
32. FLAMURTARI-KUKESI 1 (1-0)
33.KUKESI-TIRANA 1(1-0)
34. SKENDERBEU-LACI 1 (1-0)
35.VLLAZNIA-LACI


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like