Kupa e Botës humbet një tjetër protagonist, dëmtim i rëndë për Coutinhon

by admin
Spread the love

“Coutinho është dëmtuar në këmbën e djathtë. Nuk e di se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushës së blertë, por di që do të na kthehet në dispozicion vetëm pas pushimit”, ka deklaruar trajneri i Aston Villas, Unai Emery.

Fjalët e teknikut nuk lënë vend për shpresa dhe “TNT Sports Brasil” konfirmon se ish-lojtari i Inter, Liverpool dhe Barcellona do të qëndrojë larg fushës për të paktën 6 javë. Është e sigurtë që lojtari nuk do të grumbullohet nga kombëtarja braziliane në Katar 2022.

Një tjetër emër i njohur i futbollit botëror humbet Kupën e Botës vetëm disa ditë para se të fillojë turneu më i rëndësishëm i futbollit. / Oversport.tv

Foto: Aston Villa FC Facebook

You may also like