Kupa bëhet interesante që në start, Flamurtari-Vllaznia live në Oversport

by admin
Spread the love

Do të luhen sot 6 ndeshje të fazës së 1/16-ve të finales së Kupës së Shqipërisë, një kompeticion që transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Shorti ka rezervuar përballje interesante që në këtë tur të turneut, ku spikat sfida Flamurtari-Vllaznia, të cilën mund ta ndiqni live në Oversport 1 në orën 15:00.

Edhe disa skuadra të tjera të Superiores do të zbresin në fushë ditën e sotme. Bylisi do të luajë në transfertë përballë Pogradecit, Laçi kundër Devollit, ndërsa Erzeni udhëton drejt Cërrikut për tu ndeshur me Turbinën.

Labëria-Kukësi dhe Luzi-Teuta janë dy sfidat e tjera të ditës në Kupën e Shqipërisë. /Oversport.tv

You may also like