Kundërshtohet shtrenjtimi i rrymës, paralajmërohet protestë masive

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qytetari nga Prishtina, Visar Dili ka filluar
kampanjën kundër propozimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike. Aktivisti
dhe iniciatori i kësaj platforme, tha për Ekonomia Online se kampanja e nisur
nga e shtuna do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, raporton Ekonomia Online.

Ai dhe shumë qytetarë nga vendi po shprehin kundërshtinë e tyre përmes platformës online duke paralajmëruar edhe protestë para institucioneve përkatëse.

Tutje, Dili, që është nënkryetar i rinisë së
AAK-së, thotë se kampanja e nisur nga ai, ka gjetur përkrahje tek qytetarët.

“Kampanja ka të bëjë kundër shtrenjtimit të
energjisë elektrike. Pra siç e dimë nga e shtuna janë informuar qytetarët se do
të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike për 100 për qind. Në kuadër të kësaj
ne kemi nisur kampanjën kundër shtrenjtimit të energjisë në “Facebook”, ku ka
marrë një hov shumë të madh, popullata janë duke e përkrah dhe kemi më shumë se
1000 hashtags në rrjetet sociale, qytetarët janë të mobilizuar dhe janë kundër
shtrenjtimit të energjisë elektrike”,

Sipas Dilit, një rritje e tillë do të prekë
mirëqenien e qytetarëve, andaj ai paralajmëron edhe protestë.

“Ne para dy ditësh e kemi mbajt një aksion
para Qeverisë, ku kemi ndezur disa qirinj duke formësuar fjalën “kundrejt”, pra
kundrejt shtrenjtimit të energjisë elektrike, gjithashtu do të kemi aksione në
vazhdimësi deri në protesta. Pra nëse vazhdojmë të hasim në vesh të shurdhër,
do të ftojmë protesta masive të qytetarëve”, tha Dili për EO.

Kujtojmë që Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar para dy dite propozimin e KESCO-së në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Kompania furnizuese me rrymë, ka kërkuar dyfishimin e vlerës së tarifave të energjisë elektrike, duke dorëzuar kërkesën në ZRRE për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave.

You may also like