Kundërshtohet plani i ministrit Aliu për restaurimin e Zallit të Rupës

by admin
Spread the love

Instituti për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’ kundërshton sjelljen dhe deklarimet e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Republikës së Kosovës,  Liburn Aliu, përkatësisht reagimin institucional ndaj aktivizmit qytetar, në rastin e ndërtimit të hidrocentraleve në Grykën e Deçanit, specifikisht në planin për restaurimin e Zallit të Rupës, si zonë më e dëmtuar gjatë këtij ndërtimi.

Në javët e
fundit, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka publikuar
një koncept-plan për rehabilitimin e Zonës së Zallit të Rupës, të përpiluar nga
një ekspert i kontraktuar nga investitori në Deçan ‘Kelkos Energy’. Ndaj këtij
dokumenti kanë reaguar aktivistë të shoqërise civile, që janë të angazhuar për
mbrojtjen e Lumbardhit qysh prej fillimit të ndërtimeve në këtë zonë, shkruan
EkonomiaOnline.

IPS ‘Musine
Kokalari’ konsideron se gjuha e përdorur nga Ministri Aliu në njërin nga
emisionet televize karshi këtij reagimi përcjell mesazh të dëmshëm për
demokracinë dhe aktivizmin për interesin publik në përgjithësi. Andaj më e
pakta që Ministri mund të bëjë është kërkimfalja për gjuhën e përdorur ndaj
grupit ‘Pishtarët’ të cilët i kanë prirë mbrojtjes së lumenjve në vendin tonë.

“Ftojmë po
ashtu në marrje të përgjegjësisë për mosprezantimin e saktë të natyrës së
angazhimit për planin e rehabilitimit të ekspertit Dr.Christoph Hauer, për të
cilin u tha nga Ministri, se ai është caktuar nga organizata ‘Riverëatch’. Por
kjo e fundit e demantoi nëpërmjet një letre të hapur drejtuar Ministrit nga ana
e Z.Ulrich Eichelmann, Drejtor i organizatës ‘Riverëatch’, i cili shpjegoi se
eksperti në fjalë vetëm se është rekomanduar nga ‘Riverëatch’, porse është kontraktuar
nga Kelkos Energy. Në të njëjtën kohë, z.Eichelmann shprehu vlerësim të lartë
për aktivistët e grupit ‘Pishtarët’,” thuhet në reagim.

Sipas tyre, deklarata
të tilla janë bërë edhe më herët nga ministra të ndryshëm, efekti i vetëm i të
cilave është humbja e kredibilitetit të institucioneve të vendit në raport me
organizatat ndërkombëtare.

Gjatë këtij
viti, Instituti për Politika Sociale ‘Musine Kokalari’ ka publikuar një raport
hulumtues mbi Ndikimin Social të Hidrocentraleve në Deçan, ku kanë evidentuar një
sërë shkeljesh ligjore që e kanë përcjellur këtë proces. Shkelje këto që kanë
derivuar në degradimin e zonës përreth Lumbardhit të Deçanit dhe vështirësimin
e jetës për banorët e asaj zone.

Në anën tjetër
ka qenë edhe rekomandim i tyre që në kuadër të procesit të Vlerësimit të
Ndikimit Mjedisor të shtohet edhe dimensioni i ndikimit social që
hidrocentralet kanë në komunitet.

Ata konsiderojnë
që përfshirja e komunitetit dhe aktivistëve të shoqërisë civile në Deçan në
procesin e rehabilitimit të zonës është domosdoshmëri praktike, pasi që këto
grupe e dijnë më së miri dëmin e shkaktuar në atë pjesë./EkonomiaOnline/

You may also like