Kundërshtari më i fortë? Vidal: Në fushë Messi, në stërvitje Ribery

by admin
Spread the love

Mesfushori i Interit, Arturo Vidal, pak orë përpara ndeshjes ndaj Empolit, ka folur për kanalet zyrtare të klubit, duke u ndalur në disa momente të karrierës së tij dhe mënyrën se si e jeton futbollin.

“Në karrierën time kam pasur fatin të jem protagonist në ndeshje të rëndësishme. Me fanellën e Interit ndodhi në fitoren kundër Juventusit më 17 janar 2021. Me golin tim dhe atë të Barellës fituam një ndeshje që na dha një shtysë të madhe drejt fitimit të Scudettos.

Kundërshtari më i fortë që jam përballur? Messi. Më i vështiri të përballesh në stërvitje? Ribery. Festimet me shokët e skuadrës? Të gëzohem së bashku me shokët e mi është gjëja më e mirë, së bashku me aftësinë për të ndihmuar ekipin.

Ky grup përbëhet nga lojtarë të vendosur, të bashkuar brenda dhe jashtë fushës për të dhënë më të mirën e tyre dhe të arrijmë objektivat tona, siç bëmë për Superkupën”, tha ndër të tjera Vidal. /oversport.tv

You may also like