Kundër Sllovakisë fitore për pozitën e parë (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në kuadër të grupit D, për kualifikim në Eurobasket 2025, sot do të zhvillon ndeshjen e pestë kualifikuese, kundër reprezentacionit të Sllovakisë në qytetin Levice. Ndeshja Sllovaki – Maqedoni e Veriut  fillon në porën 18:00

Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në katë ndeshjet e deri tanishmë ka katër fitore dhe me fitoren eventuiale kundër Sllovakisë do të siguronte pozitën e pare dhe kualifikim në  fazën tjetër të kualifikimeve për Eurobasket 2025. Këtë para ndeshjes së sotme e ka deklaruar edhe basketbollisti Adem Mekiq.

“ Atmosfera është e shkëlqyeshme, stërvitemi mire. Nuk patëm hapësirë të madhe që të përgatitetmi por pjesa më e madhe lojtarëve njihemi. TJ Shorts ishin me ne që është përforcim i madhë për ne , Kështu që shkojmë për fitore. Shpresoj në epilog pozitiv dhe kualifikim në fazën tjetër” – Adem Mekiq, basketbollist i reprezentacionit.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara në Grupin D, kryeson Maqedonia e Veriut me 8 pikë para Norvegjisë dhe Sllovakisë që kanë nga 6 pikë dhe Dannimarka në pozitën e katërt me 4 pikë. Ndeshja Sllovaki – Maqedoni e Veriut zhvillohet në palestrën “Sportova hala Levice” në Levice në Sllovaki, me  fillim në orën 18:00. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Shaban Sinani

You may also like