Kundër kujt shfryu Ronaldo kur u zëvendësua? Ja si “driblon” trajneri Santos

by admin
Spread the love

Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, në prononcimin për mediet pas sfidës së humbur ndaj Koresë së Jugut, shmangu polemikat mbi reagimin e Cristiano Ronaldos, i cili u fiksua nga kamerat duke shfryrë dhe sharë në momentin e zëvendësimit.

Santos siguroi se sjellja e Ronaldos nuk kishte të bënte me vendimin e tij për ta zëvendësuar, por ishte reagim ndaj një futbollisti kundërshtar, që e kishte fyer.

“Po, Ronaldo ishte shumë i mërzitur, por me lojtarin Korean, që e ofendoi dhe i foli në fushë. Ai u kundërpërgjigj dhe kjo ishte krejtësisht normale. Kam dëgjuar atë që tha koreani në anglisht dhe nuk kam asnjë dyshim për këtë. Edhe Pepe e ndoqi koreanin pas ofendimit që i bëri Ronaldos,” shtoi Fernando Santos.

Ky ishte justifikimi i teknikut luzitan për sjelljen e CR7. Sigurisht që mediet do të vazhdojnë ta trajtojnë me kujdes këtë çështje, duke mos u besuar shumë fjalëve të Santosit.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like