Kundër Anglisë dhe Kosovës, Kombëtarja U21 luan ndeshjet eliminatore për kampionatin europian

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit eliminatore të kampionatit europian 20223 ndaj Anglisë dhe Kosovës në muajin qeshor. Në lidhje me këtop dy ndeshje mjaft të rndësishme por edhe me një shkallë vështirësie shu,ë të lartë, trajneri Alban Bushi sqaroi synimet e ekipittë drejtuar prej tij.

“Për ne nuk ka shumë rëndësi klasifikimi, se sa loja e bukur dhe dërgimi i lojtarëve në ekipin A. Pavarësisht se ne kemi humbur shanset për t’u kualifikuar, motivimi do të jetë në maksimum, sepse ne presim dy muaj një ndeshje dhe asnjëherë nuk mund të tolerojmë duke thënë që janë dy ndeshje pa rëndësi dhe mund të neglizhojmë ose që lojtarët të mos japin maksimumin. Ne jemi shumë të fokusuar në këto dy ndeshje, njësoj sikur nëse i fitojmë do të kualifikohemi, aq shumë jemi mobilizuar që të bëjmë një paraqitje të mirë. E kuptoj që është fund sezoni dhe lojtarët mund të mos jenë në formën e tyre maksimale, por duhet të kuptojmë që janë të rinj, nuk janë lojtarë si Ronaldo, me 60 ndeshje në vit dhe që kanë nevojë për pushim.”

Kiombëtarja A ka grumbulluar aktualisht 7 lojtarë të ekiëpit shpresa duke konfirmuar edhe një herë riformatimin e ekipit tonë përfaqësues me djem të rinj, në të njëjtën kohë Bushi thekson se jo gjtihmonë është e lehtë të gurmbullohen lojtarët e evidentuar jashtë tek skuadra e tij.

“Ky problem është hasur së fundmi. Nuk dua të them emra, por me një lojtar shqiptar që luan në Itali në Kategorinë e tretë. Më ka thënë që nuk e ndjen veten shqiptar, por më shumë italian. Gjithsesi, ne do të insistojmë akoma më vonë për ta afruar. Mendoj që edhe Shqipëria është e rëndësishme për të, pasi është shqiptar, pavarësisht se ka lindur dhe është rritur aty. Raste të veçanta ka pasur probleme të tilla. Nga shqiptarët e Kosovës nuk kemi pasur probleme. Edhe ne nuk është se kemi kërkuar, pasi ne kërkojmë më të mirën.”

Më 7 qershor shqipëria do të luaj përballë Anglisë në stadiumin Proakt në Cesterfild, dnërkohë që më 13 qershor do të luaj në Elbasan Arena përballë Kosovës. Pas 8 ndeshjesh të luajtura kuqezinjtë e vegjël kanë grumbulluar 9 pikë me 3 fitore dhe 5 humbje duke u renditur në vendin e katërt ndërkohë që poshtë tyre janë Kosova që ka një ndeshje më pak me 7 pikë dhe Andorra me 0 pikë.


Top Channel

You may also like