Kumbulla, ose “qershia” mbi tortë, mbrojtësi kuqezi tregon si ndryshoi raporti me trajnerin Mourinho

by admin
Spread the love

Marash Kumbulla ishte si qershia mbi tortë për shqiptarët në finalen e Conference League më 25 maj në Tiranë. Në një rrëfim për Top Channel ai tregon emocionet për këtë vizitë në vendin e tij me skuadrën e Romës.

Kumbulla: Ishte diçka e re për mua që vij këtu në Shqipëri me skuadrën e Romës, nuk ishte njësoj si me komb[taren. Shokët e skuadrës më pyesnin gjithmonë për Tiranën dhe stadiumin. Kur e panë vetë më thanë se ishte shumë bukur, edhe trajneri. Spinazzola më tha se nuk e priste të ishte kaq mirë Tirana dhe stadiumi.

Kumbulla ishte kontakti më i afërt i Mourinhos që iduhej të përgatiste këtë finale me Feynordin në Shqipëri, në Tiranë, cfarë ka komunikuar ai me skuadërn përpara vizitës në kryeqytetin tonë?

Kumbulla: Ai fliste me të gjithë ekipin jo vetëm me mua, kemi parë shumë video për ndeshjen me Feynordin, na ka karikuar përpara ndeshjes si gjithmonë. Ne tha e fitojmë apo je ne do ta vjedhim në një farë mënyre këtë finale. Na tha gjithashtu që punën për këtë sezon e kemi mbaruar me kualifikimin në Europa League, tani në këtë finale bëjmë historinë dhe kemi bërë vërtet historinë.

Sa peng i ka mbetur kumbullës mosaktivizimi në Tiranë?

Kumbulla: Normal që doja të luaja por e dija që edhe zgjedhjet e trajnerit ishin të tjera, u cova vetëm 10 sekonda dhe u ula në stol, kisha shpresa mos luaja pak minuta në fund por rëndësi ka që morëm finale.

Si është marrëdhënia me trajnerin Mourinho?

Kumbulla: Ai nuk është njësoj si të gjithë trajnerët. Në fillim nuk ishte shumë e thjeshtë pais smë jepte shumë minuta, por kur e tregova veten në stërvitje më dha shancin dhe unë i shfrytëzoa ato mundësi deri sa më tha që ishte i kënaqur me mua. Mund të them se është simpatik, për mua ai nuk është më Mourinho por është trajnerim.

Momenti i ekzaltimit të tifozerisë vendase ishte gjatë festës së trofeut kur Kumbulla u mbulua me flamurin kuqezi.

Kumbulla: Po shihja rreth e rrotull në stradium për të gjetur një flamur, po pyesja tifozët dhe kur e gjeta e lidha pas trupit.

Kujt ja more flamurin?

Kumbulla: Nuk e di një tifozi mes tifozëve të Romës, nuk e njoh por tani po e përshëndes dhe falenderoj.

Megjithatë tani keni edhe ju një medalje të artë të fituesit pavarësisht mos aktivizimit.

Kumbulla: Bëra foto me një tifoz gjatë festës dhe më tha a mundem ta prek pak, ok i thash por mos ma vidh se Piolit ja vodhën. Por u ndjeva shumë i emocionuar ku rvura medaljen në qafë.

Ku ndodhet ajo medalje tani?

Kumbulla: E kam fshehur…

 


Top Channel

You may also like