Kumbulla: Mourinho ka tre ditë që bën të njëjtën gjë, dua të fitoj trofeun e parë në Tiranë

by admin
Spread the love

Marash Kumbulla nuk e nis si titullar finalen Roma-Feyenoord, por mbrojtësi i kombëtares shqiptare shpreson të luajë disa minuta gjatë ndeshjes.

22-vjeçari ka folur për Sky Sports pak para fillimit të finales së Conference League, duke karikuar shokët e skuadrës. Nuk mungon një koment për Jose Mourinhon.

Jam shumë krenar që jam një shqiptar që do të luaj në finalen e Tiranës. Ëndrra ime është të fitoj sonte, dua ta ngre në Tiranë trofeun tim të parë.

Ndeshja? Ne do të përpiqemi ta frenojmë presionin e tyre, sepse e dimë se ata janë një ekip agresiv. Ne kemi cilësitë tona, mund t’i bëjmë keq Feyenoordit.

Mourinho na karikon shumë, u bënë 2-3 ditë që na karikon pafund. Mezi presim të zbresim në fushë. Ndjesi e bukur kjo finale, sidomos në Shqipëri, është shumë e çuditshme, por në të njëjtën kohë e bukur”, deklaroi Kumbulla./ Shqip


Top Channel

You may also like