Kumbulla feston një arritje të veçantë – arrin 50 paraqitje me Romën

by admin
Spread the love

Prej vitit 2018, Marash Kumbulla është pjesë e elitës së futbollit Italian, Serie A.

Mbrojtësi i kombëtares fillimisht e ka nisur aventurën e tij me fanellën e Hellas Verona, ndërsa tashmë është pjesë e kryeqytetasve të Romës.

Përgjatë kësaj periudhe, 21-vjeçari ka festuar edhe një arritje të veçantë për të pasi ka koleksionuar plot 50 paraqitje në elitë.

Për këtë moment, Kumbulla ka vendosur të publikojë në llogarinë e tij në Instagram një video me momentet e tij më të mira, ku përfshihet goli i parë në Serie A me fanellën e Veronës.

Pastaj janë aty edhe golat e shënuar me Romën, por edhe çaste të tjera ku dalin në pah vlerat e futbollistit.

Sakaq, nëpërmjet Instagram, Kumbulla garanton se ky është vetëm fillimi dhe momente më të bukura e presin në karrierën e tij.

You may also like