Kultura e punës në TikTok: Ankthi, fshehtësia dhe presioni i pamëshirshëm

by admin
Spread the love

Një raport tronditës nga “Wall Street Journal” jep një vështrim të asaj çfarë ndodh pas skenës së TikTok, ku ish-punonjësit i përshkruajnë oraret e punës jashtëzakonisht të gjata, kushtet e punës stresuese dhe një thonë se ka një shkëputje kulturore mes selisë amerikane dhe asaj kineze të TikTok.

Punonjësit e TiKTok me seli në Los Anxhelos thonë se kanë përjetuar privim gjumi për shkak të punës deri vonë dhe marrjes pjesë në mbledhje me kolegët e punës në Kinë.

Sipas WSJ, disa punonjës pohojnë se punojnë rreth 85 orë në javë në takime dhe se kanë nevojë për më shumë kohë për të mbyllur punën e tyre. E duke qenë se e diela në SHBA është tashmë e hënë në Kinë, shumë punonjës thonë se punojnë në fundjavë për të qenë në të njëjtin hap me kolegët në anën tjetër të botës.

Ky lloj mjedisi pune ka pasur ndikim në mirëqenien emocionale dhe shëndetin e punonjësve, raporton WSJ. Një punonjës tha se doli nga puna “back-to-back all-nighters”, pasi i dha prova shefit të tij se kishte zhvilluar një “gjendje potencialisht të rrezikshme për jetën”.

Një tjetër ish-drejtuese e lartë e produkteve, Melody Chu, shkroi në Medium se shpesh punonte deri në mbrëmje për të bërë takime me kolegët e saj në Kinë. Për shkak çekuilibrit midis punës dhe jetës personale, ajo u privua nga gjumi dhe humbi peshë. Chu tha se ajo gjithashtu duhej të kërkonte terapi martesore sepse nuk ishte në gjendje të kalonte kohë me bashkëshortin.

Siç theksohet nga WSJ, disa punonjës raportuan për një gjendje presioni të madh për të qenë në të njëjtin hap me kolegët e tjerë, veçanërisht me punonjësit në operacionet e TikTok me bazë në Kinë. Siç shkruhet, kompania kishte disa ekipe që nxitonin për të përfunduar të njëjtin projekt, për t’i shtyrë punonjësit që ta kryenin punën më shpejt, por kjo çoi në “paranojën e mbetjes prapa kolegëve, ose zhgënjim kur projektet e tyre nuk e panë kurrë dritën e ditës”.

Një tjetër ish-punonjës, Lucas Ou-Yang, shkroi në Twitter se ai njihte 10 menaxherë produktesh që dhanë dorëheqjen pas një viti pune në kompani, sepse pritej të ndiqnin oraret e kolegëve të tyre në Kinë.

Disa nga informacionet në WSJ nuk janë të reja. Vitin e kaluar, një raport i CNBC përshkroi të njëjtin orar pune “996” të përmendur nga WSJ. Ky program, në të cilin punonjësit punojnë nga ora 9:00 në orën 21:00 në gjashtë ditë të javës, është një praktikë e zakontë për disa kompani në Kinë, deri sa qeveria kineze e ndaloi orarin vitin e kaluar.

ByteDance, shoqëria mëmë e TikTok, ka vendosur një javë pune me 63 orë – 5 ditë në javë nga ora 10:00 deri në orën 19:00. Nuk është e qartë nëse ky lloj orari parashikohet jashtë Kine, por siç vëren WSJ “shumë punonjës thonë se orët më të gjata janë pritshmëri”.

/ The Verge

Lexo lajme interesante

You may also like