Kultivuesit e kanabisit vrasin policin, baba i dy fëmijëve – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

21 vjeçari-Aldo Rama u kap pas 5 orëve kërkime në Lagunën e Vainit, pas një operacioni të forcave speciale në Ishull-Lezhë. Saimir Hoxha është polici që ka mbetur i vrarë në lagunë. Polici, baba i dy fëmijeve ka qenë pjesë e një grupi policësh që kishin dalë për patrullim për të kontrolluar nëse në lagunë ishte kultivuar kanabis, por sapo i janë afruar Ramës ky i ka qëlluar menjëherë.

Ngjarja e rëndë nisi me plumbin fatal që qëlloi Saimir Hoxhën në orën 10:30 në zonën e kenetës “Laguna Vain”. Zyrtarisht policia nuk ka dhënë një shpjegim se përse gjendej polici Saimir Hoxha dhe kolegët e tij paraditen e sotme në Vain. Një version i raportuar në media është ai që policët u përballën me autorin, pasi ishin në inspektim për parcelat e drogës në këtë zonë dhe një version tjetër është ai që uniformat blu ishin në kërkim të Xhulio Vokrrit i cili në datë 17 shtator kishte plagosur në Manati të Lezhës, Paulo Bushin.

Në rrugën e kënetës, policëve u ka dalë para makina e 21 vjecarit Aldi Rama, i cili qëndronte në shtëpinë e xhaxhait të tij në Ishull Lezhë. Sapo policët i kërkuan të ndalonte, ai shtiu me armë në drejtim të oficerit Saimir Hoxha dhe u largua me shpejtësi në mes të pyllit.

Fatkeqësisht pumbat ishin vdekjeprurës për policin Saimir Hoxha. Babai i dy fëmijëve, mori një plumb fatal në krah të majtë të zemrës dhe megjithëse u dërgua në spital nuk mundi të mbijetojë. Policia vuri si shpërblim për këdo që dërgonte informacion mbi vendodhjen e autorit, 20 mijë euro.

Në mbështetje të forcave këmbësore, shkuan edhe dy helikopterë. Gjatë ndjekjes së 21 vjecarit, ky i fundit qëlloi me armë në drejtim të helikopterit të RENEA-s. Rrethi i kërkimeve është ngushtuar me kalimin e orëve dhe forcat speciale e kanë gjetur Aldi Ramën rreth orës 16.00 në mes të kënetës. Thirrjeve për t’u dorëzuar ai u është përgjigjur me të shtëna armësh, deri kur policia tha se ai qëlloi veten për t’u vetëvrarë.

Pasi është gjetur në kënetë, 21-vjeçari është transportuar me ambulancë për në spitalin e Traumës ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Aldo Rama 21-vjeç. Ai ka qenë i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe mbajtje të armëve të ftohta.

Sakaq, disa persona janë shoqëruar nga Policia e Shtetit në Komisariatin e Lezhës për t’u marrë në pyetje si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

“Në vijim të informacionit paraprak, falë veprime të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë.

Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja”, njoftoi policia.

Saimir Hoxha baba i dy fëmijëve ishte nga Puka dhe prej vitesh punonte si efektiv policie në Lezhë dhe në Shëngjin. Ai dyshohet se kishte informacione se brenda lagunës Kunë-Vain ku dhe u qëllua me armë zjarri, kultivohej lëndë narkotike.

You may also like