Kukësi zyrtarizon largimin e Dobit dhe prezanton teknikun e ri

by admin
Spread the love

Vjen edhe reagimi zyrtar i klubit të Kukësit, që njofton se tekniku Dobi ka dhënë dorëheqjen pas ndeshjes ndaj Teutës dhe se klubi verilindor ka pranuar këtë vendim të teknikut.

Në krye të skuadrës për ndeshjet në vijim do të jetë tekniku Rrahman Hallaçi.

“FK Kukësi njofton se Enkeleid Dobi nuk është më trajner i ekipit tonë. Dobi ka paraqitur dorëheqjen pas humbjes ndaj Teutës, duke e mbyllur bashkëpunimin me ekipin tonë.

Trajneri i Kukësit për ndeshjet në vijim do të jetë Rrahman Hallaçi. Klubi i Kukësit falënderon Dobin për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në karrierën e tij”, shkruhet në njoftimin e Kukësit. / Oversport.tv

You may also like